LAJMI I FUNDIT:

Njiheni familjen e cila ka ‘hobi’ vetëdjegien

Njiheni familjen e cila ka ‘hobi’ vetëdjegien

Mos luani me zjarrin, është këshilla e çdo nëne, por jo edhe e britanikes Genene Stannage, e cila lejon djalin e saj që të lyhet me benzinë dhe t’ia fusë vetes flakën.

Stannage është njëra prej kaskadereve të rralla në Britani dhe me siguri e vetmja që akrobacionet e saj i performon para syve të djalit dhe bashkëshortit.

Me vite britanikja 43 vjeçare ka parë bashkëshortin dhe djalin se si performojnë numra të rrezikshëm dhe frikësues, e më pas edhe ajo vendosi t’i bashkohej.

Familja Stannages këtë shou e performon prej vitit 2004 dhe deri më tash ata kanë performuar në shumë vende të botës.


Mark Stannage merret me profesionin e kaskaderit prej moshës 14 vjeçe dhe falë këtij profesioni ai njohu edhe bashkëshorten e saj.

Edhe djali i tyre Aaron është kaskader dhe një motoçiklist i zoti. /Telegrafi/