LAJMI I FUNDIT:

Muzeu i orëve me kukuvajkë

Muzeu i orëve me kukuvajkë

Roman Piekarski është i çmendur pas orëve. Ai ka hapur një muze me orët me kukuvajkë që para 20 vitesh, ndërsa thotë se është goxha punë sinkronizimi i akrepave të të gjitha orëve në muze.

Roman (58 vjeç) së bashku me vëllanë e tij, Mario, kishin hapur muzeun e orëve me kukuvajka në Britaninë e Madhe para 20 vitesh. Ata kanë koleksionuar 625 orë nëpër botë.

Piekarski rrëfeu se pasioni i tij për orët filloi që në moshën 15 vjeçe, kur vendosi të bëhej orëtar, ndërsa më së tepërmi ka qenë i interesuar në orët me kukuvajka.

Roman rrëfeu se i nevojiten deri në një vit për t’i lëvizur akrepat e të gjitha orëve pasi shpesh harron se cilat i ka kurdisur, e cilat jo. Ai me mahi thotë se do ta kishte punën më të lehtë sikur qeveria të mos e shtynte orën dy herë në vit. /Telegrafi/