LAJMI I FUNDIT:

Polakët ndërtojnë “Jezusin më të madh në botë”

Polakët ndërtojnë “Jezusin më të madh në botë”

Një prift polak të premten njoftoi se ndërtimi i statujës më të madhe të Jezu Krishtit është afër përfundimit, si dhe Jezusi në qytetin Swiebodzin do të jetë më i madh se statujat në Bolivi dhe Brazil.

Ati Sylwester Zawadzki i tha agjencisë së lajmeve AFP se statuja do të jetë e lartë 58 metra ndërsa e gjerë 24 metra. Do të vendoset në qytetin që gjendet në perëndim të Polonisë, 50 kilometra larg kufirit me Gjermaninë.

Përfundimi i statujës është paraparë për 21 nëntor. Pastori i kishës katolike filloi të punojë në këtë ide para pesë vitesh. Bleu tokën prej shtetit dhe gjeti sponsorët. “Ambicia ime e parë ishte që të bëhesha prift. Ambicia ime e dytë ishte ta ndërtoja këtë statujë”, tha ai. Statuja do të jetë e dukshme nga autostrada A2, që lidh Varshavën me Berlinin. /Telegrafi/