LAJMI I FUNDIT:

Hitleri për drekë hante bukë me marmelatë

Hitleri për drekë hante bukë me marmelatë

Adolf Hitlerit i pëlqente buka me marmelatë për mëngjes dhe dinte të ishte i këndshëm në raport me të tjerët, mësohet në dokumentet e publikuara. Por Fuhreri, urrente ta shikonin, ankohej për shëndetin e tij dhe i pëlqente ta përplaste dorën për tavolinë gjatë takimeve, thuhet në dosjet e arkivit shtetëror të Gjermanisë.

Këto detaje nga jeta e udhëheqësit nazit i dha dezertori 19 vjeçar nga Austria i cili përshkroi në detaje kohën kur Hitleri kalonte kohën në Obersalzberg, në Alpet e Bavarisë.

Duke përshkruar vizitën e tij ndërmjet dhjetorit 1943 dhe shkurtit 9144, i burgosuri i luftës të cilin e arrestuan pjesëtarët e njësitit SS, tha se Hitleri ishte i zbehtë dhe i molisur, por dukej shumë i kënaqur. Sipas tij ai ishte i butë në kontaktet personale, por po ashtu i gatshëm për ta rrahur tavolinën me grusht gjatë kohës së mbledhjeve. Ushtari 19 vjeçar përshkroi edhe rutinën ditore të Hitlerit, duke thënë se ai zgjohej rreth orës 10 të mëngjesit, më pas shkonte tek berberi i tij personal, ndërsa më pas fillonte shëtitjen.

Dezertori po ashtu tha se Hitlerit nuk i pëlqente ta shikonin dhe për këtë arsye rojet duheshin që pa u vërejtur ta mbanin nën kontroll. Fuhreri zakonisht hante drekë rreth orës 11-11:30 minuta dhe atë bukë me marmelatë.


Natyrisht pinte edhe kafe. Në orët e pasdites priste vizitorë, përfshirë edhe mjekun e tij. Në përcjellje të tij ishte gjithnjë edhe një asistente 24 vjeçe, e cila është përshkruar si atraktive dhe brune. Ishte e pamartuar. Kur një oficer i SS-it foli me të duke mos e ditur se kush ishte, ai mori ultimatum që brenda 24 orëve ta lëshoj Obersalzbergun. Hitleri udhëtonte gjithmonë nën përcjelljen e jo më pak se tri makinave dhe gjithmonë ulej në ulësen e përparme, ndërsa kur ishte me Eva Braun ulej në ulësen e prapme.

Hante drekë rreth orës 13-13:30, punonte deri në 22:00, ndërsa shpesh shkonte në shtrat rreth orës katër të mëngjesit. Burimi i cituar është përshkruar si “i arsyeshëm dhe inteligjent dhe shumë i arsimuar pa bindje politike”. /Telegrafi/