LAJMI I FUNDIT:

Organizoi dasmë me buldozer

Organizoi dasmë me buldozer

Se recesioni ka ndikuar edhe në ditën më të lumtur të qiftit të sapomartuar, dëshmuan edhe Zhang Zongquiang dhe Ye Yuzi me dasmën e tyre të pazakontë, ku me qëllim që t’i ulin shpenzimet, kanë angazhuar buldozerë për ta marrë nusen.

Dhëndëri Zhang Zongquiang, punon në një firmë ku prodhohen makina pune. Ai e shfrytëzoi këtë mundësi dhe angazhoi gjashtë buldozerë për ta marrë nusen. Në këtë mënyrë dhëndëri kurseu goxha para.

Edhe pse e dashura e tij fillimisht ishte kundër kësaj ideje, në fund pranoi dhe u befasua vërtetë. Buldozerët me balona dhe fjongo me lara u bënë atraksion nëpër rrugët e qytetit Pingdingshan.

Martesa e tyre mori një bukuri të veçantë dhe ishte krejt ndryshe prej dasmave tjera, e kjo i pëlqeu shumë nuses. Kolonën e pazakontë të dasmës e përcillte edhe policia. /Telegrafi/