LAJMI I FUNDIT:

Australianit iu fut automobili në shtrat

Australianit iu fut automobili në shtrat

Një australian ia ka borxh jetën pagjumësisë: nuk ishte në shtrat kur të premten në mëngjes një automobil iu fut drejtë e në dhomën e fjetjes në Melbourne.

“Shtrati ishte i shkatërruar. Krejtësisht i bërë copa-copa. Jam i sigurt se nuk do të mbijetoja sikur të gjendesha në shtrat”, tha Dimitrios Basbelis.

Automobili goditi anësoret e rrugës dhe fluturoi në anën tjetër duke thyer murin e shtëpisë dhe duke përfunduar drejt e në krevat, ndërsa shoferi dhe bashkëshoferi morën lëndime të lehta.

Basbelis thotë se automobili ishte futur në dhomën e tij në momentin kur ishte zgjuar nga shtrati dhe kishte dalë në dhomën tjetër për tu lidhur në internet. /Telegrafi/