LAJMI I FUNDIT:

Ta ha zemrën

Ta ha zemrën

Në Londër u hap ëmbëltorja e parë vetëm për myshterinjtë mbi moshën 18 vjeçare.

Në ëmbëltoren bizare me emrin edhe më bizar “Eat Your Heart Out and the Pretox Potion” shiten 666 ëmbëlsira të “përgjakshme” dhe me pamje vërtetë neveritëse.

Aty mund të gjeni torte në formë të krimbave, minjve, merimangës, shiringave, syve, vaginës, gishtave, dhëmbëve, zemrës dhe organeve tjera të brendshme.


Edhe një e veçantë tjetër e kësaj ëmbëltore është se do t’i mbajë dyert e hapura vetëm për tri ditë prej 29 deri më 31 tetor, me rastin e Natës së Shtrigave. /Telegrafi/