LAJMI I FUNDIT:

Binjakët bardh e zi

Binjakët bardh e zi

Britanikja Shirley Wales (21 vjeçe), e cila lindi binjakë me prerje cezariane, mbeti e shtangur kur mjekët ia treguan fëmijët e porsalindur. Djali ishte më i zi se ajo, ndërsa vajza i ngjante babait, me lëkurë të bardhë si bora dhe sy të kaltër.

Sipas Daily Mail, djali Leo dhe vajza Hope lindën në spitalin West Yorkshire. Shirley tha se e dinte që do të lindte binjakë, ajo po ashtu e dinte se njëri është djalë kurse tjetri vajzë, por as nuk i kishte shkuar ndërmend se fëmijët do të lindin njëri i bardhë e tjetri i zi.

“Gjatët shtatzënisë gjithmonë kam bërë shaka me burrin duke thënë se fëmijët do të lindin bardh e zi” është shprehur Shirley.

Sot fëmijët janë 14 javësh dhe po rriten shëndosh e mirë. /Telegrafi/