LAJMI I FUNDIT:

U bëfsh 100-vjeç, Internet!

U bëfsh 100-vjeç, Internet!

Sot është ditëlindja e internetit! Në orën 22:30 të ditës së sotme, 41 vjet më parë në 29 tetor 1969, u dërgua mesazhi i parë në distancë të madhe, për t’i dhënë fillimin ARPANET-it.

Mesazhi udhëtoi 400 milje, që nga Universiteti i California-s, Los Angeles (UCLA) deri te partnerët e tyre në këtë bashkpunim: Instituti Kërkimor Stanford (SRI), në San Francisco. ARPANET u nis me qëllimin për të kursyer paratë e Departamentit të Mbrojtjes.

Pra, kjo platformë teknologjike dhe World Wide Web, që bëjnë të mundur leximin e kësaj fjalie nga ju sot, janë zhvilluar vërtet shumë në vite dhe sot kanë ditëlindjen. Interneti ka lindur më 29 tetor, 1969. U bëfsh 100 vjeç internet !