LAJMI I FUNDIT:

Dashuria si kokaina

Dashuria si kokaina

Dashuria në shikim të parë vërtetë është e mundur, mësohet në studimin më të ri. Studimi i Institutit të Studimeve Syracuse në New York vërtetoi se njerëzve u nevojiten vetëm disa mili-sekonda për tu dashuruar.

Në të vërtetë kaq kohë nevojitet që kemikaliet që kontrollojnë ndjenjën e euforisë të vërshojnë trurin pasi që shohim personin që na pëlqen. Vala e parë e kemikalieve stimulon 12 pjesë të ndryshme të trurit dhe truri fillon të lirojë dopaminë, adrenalinë dhe kemikalie tjera. Këto kemikalie lirohen edhe pas përdorimit të kokainës, që do të thotë se dashuria ka të njëjtin efekt si droga.

“Ky hulumtim vërteton se dashuria ka shpjegim shkencor. Por shtrohet pyetja: ‘A dashurohet zemra apo truri?’ Përgjigjja është truri, por edhe zemra luan rolin e vet”, tha udhëheqësja e hulumtimit, profesoresha, Stephanie Ortigue. /Telegrafi/