LAJMI I FUNDIT:

U përpoq të dërgojë mumien me postë

U përpoq të dërgojë mumien me postë

Policia në Bolivi arrestoi të martën një grua nga Peruja, e cila nëpërmjet postës u përpoq ta dërgonte një mumie në Francë.

Komandanti i policisë Adolfo Cardenas tha se gruaja solli mbetjet mortore në zyrat e postës në Desaguader, i cili gjendet në afërsi të kufirit ndërmjet Bolivisë dhe Perusë, dhe u përpoq t’i dërgonte në qytetin francez, Compiegne.

Mumia është zbuluar gjatë një kontrolli rutinor të pakove. Cardenas tha se tash për tash nuk e dinë se për çfarë mumie bëhet fjalë, por ajo është e ruajtur mirë dhe mund t’i përkas kulturës së inkëve. /Telegrafi/