LAJMI I FUNDIT:

Ngordhi gjarpri më i gjatë në botë

Ngordhi gjarpri më i gjatë në botë

Kopshti zoologjik në Columbus, në shtetin amerikan Ohio, njoftoi se ngordhi gjarpri më i gjatë në botë i cili ishte banor i këtij kopshti.

Punëtorët e kopshtit zoologjik në Columbus gjetën dje pitonin e gjatë 7.3 metra dhe të rëndë 136 kilogramë të ngordhur në terariumin e tij.

Pitoni me emrin Fluffy, ishte i regjistruar edhe në librin e rekordeve Guinness si gjarpri më i gjatë në botë. Varësisht prej ambientit dhe kushtet që jetojnë pitonët mund të rriten prej 1.8 metra (meshkujt) deri në 9.9 metra (femrat) që është edhe rekordi i regjistruar.

Femrat e zakonshme rriten deri në gjashtë metra dhe shpesh mund të peshojnë deri në 120 kilogramë. Në vitin e largët 1912 shkencëtarët në Indonezi kishin matur një piton me gjatësinë e pabesueshme prej 10 metrash. /Telegrafi/