LAJMI I FUNDIT:

“Mëkati” i ndaluar

“Mëkati” i ndaluar

Prodhuesi italian i akulloreve, Antonio Federici, i njohur për fushatat e tij kontroverse dhe sfiduese më shumë se sa për akullore, sërish është në qendër të kritikave.

Agjencioni britanik për standardet e reklamimit, “ASA”, ndaloi reklamën e Federicit me çiftin e priftërinjve që duken “sikur do të kenë një puthje pasionante”.

ASA njoftoi se reklama është ofenduese dhe më nuk do të lejohet që të publikohet.

Vendimin e morën pas gjashtë akuzave dhe ia tërhoqën vërejtjen Antonio Federicit që të ketë kujdes me reklamat e ardhshme.


Ndër reklamat e ndaluara të Federicit janë edhe murgesha shtatzënë dhe prifti gjysmëlakuriq, i cili shihet duke puthur murgeshën. /Telegrafi/