LAJMI I FUNDIT:

Gojëmadhi!

Gojëmadhi!

Në prezantimin e rekordeve të sivjetshme të Guinnessit në Itali u prezantuan rekorde nga më të ndryshmet. Përveç njeriut më të shkurtë në botë dhe atij me më së shumti qime në trup, vëmendjen më të madhe e tërhoqi djaloshi nga Angola me buzët më të gjera në botë. Djaloshi e dëshmoi talentin e tij pa problem duke futur në gojë kanaqen e Coca-Colas.

Me përmasat prej 17 centimetrave, Francisco Domingo Joaquim zyrtarisht ka buzët më të gjera në botë.

Shkathtësitë e tij ai i demonstroi në televizionin italian ku u prezantuan rekordet e Guinnessit për vitin 2011. Aty djaloshi futi dhe nxjerri kanaqen e Coca-Colas 14 herë nga goja brenda një minute. Francisco me lehtësi arriti t’i zgjerojë buzët dhe ta mbështjellë fytyrën me to. Pasi mësoi se libri i rekordeve Guinness pranoi rekordin e tij, ai tha se ëndrra e tij u bë realitet. /Telegrafi/