LAJMI I FUNDIT:

Gruaja në filmin e Chaplinit me telefon mobil

Gruaja në filmin e Chaplinit me telefon mobil

Një adhurues i pasionuar i filmave të Charlie Chaplinit ende është i shokuar kur vërejti se në njërin prej filmave të tij, një grua shihet duke folur me telefon mobil. Pasi filmi është xhiruar më 1928, kur edhe telefonat fiks ishin një gjë e rrallë, ku burrë nuk po ia gjen fijen logjike këtij filmi.

Në incizim shihet një grua duke folur derisa mban një send të çuditshëm në vesh. Skena i përngjan pamjeve tona moderne ku njerëzit shihen duke folur në telefonat mobil. Regjisori i cili vërejti këtë detaj po mundohet të gjejë një zgjidhje logjike, ndërsa gjëja e parë që i bie ndërmend është se ndoshta gruaja mund të jetë udhëtare e kohës, që edhe vetë atij i duket një ide qesharake. /Telegrafi/