LAJMI I FUNDIT:

Koleksionoi pambukun nga kërthiza për Guinness

Koleksionoi pambukun nga kërthiza për Guinness

Edhe pse me vite të tëra merret me këtë hobi, bibliotekari Graham Barker nuk mund të mburret para miqve me koleksionin që ka. Arsyeja është se Graham çdo ditë në 26 vitet e fundit koleksionoi copat e pambukut që nga rrobat i grumbullohen tek kërthiza.

Deri më tash ai ka koleksionuar 22.1 gram pambuk dhe është regjistruar në librin e rekordeve Guinness.

Ai ka plane ta mbushë një jastëk me koleksionin bizar. Copa të pambukut të koleksionuar, australiani nga Perthi i ruan në kavanoza të ndryshëm, varësisht prej ngjyrës, ndërsa ngjyra e materialit ndryshon varësisht edhe prej veshjeve që bartë ose peshqirëve të cilët i përdorë Barker atë ditë.

Shumica e njerëzve reagojnë pozitivisht kur marrin vesh për hobin e tij. Për disa kjo punë është argëtuese, të tjerët mbesin të befasuar, ndërsa vetëm disa, kryesisht femra, mendojnë se ruajtja e mbetjeve të pambukut në kërthizë është gjë e neveritshme. /Telegrafi/