LAJMI I FUNDIT:

Shtrëngata e çuditshme goditi Teksasin

Shtrëngata e çuditshme goditi Teksasin

Shikuesit e ulur para ekraneve televizive që po përcillnin parashikimin e motit u shkrinë gazit kur panë një penis të madh të kuq i cili paraqiste një shtrëngatë të fortë ere.

Edhe pse nuk bëhej fjalë për një erë me fuqi të madhe, shumica do ta mbajnë mend gjatë!

Për nevojat e parashikimit të motit grafistët e televizionit luajtën me shtrëngatën, e cila ishte paralajmëruar se do të godiste Concho Valleyn në Teksas, ndërsa në hartë atë e shfaqën në formë të një penisi gjigant me ngjyrë të kuqe.

Spikeri e kreu punën e tijj, ndërsa nuk u shpërqendrua aspak. Krejt e qetë paralajmëroi ardhjen e shtrëngatës gjatë vikendit. /Telegrafi/