LAJMI I FUNDIT:

Biondet marshuan në Sofje për një botë më të mirë

Biondet marshuan në Sofje për një botë më të mirë

Nëpër rrugët e Sofjes në Bullgari, të shtunën marshuan qindra bionde të veshura me ngjyrë të kuqe për të tërhequr vëmendjen për ngjarjet socio-politike në botë.

Marshi është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Biondeve, ndërsa në të morën pjesë gra të të gjitha moshave.

Edhe pse nuk arritën ta shpëtojnë botën, biondet thanë se janë argëtuar mirë.

Biondet në Bullgari njoftuan se kanë ndërmend ta publikojnë një kalendar me fotografi dhe ta vizitojnë kryeministrin e shtetit, Boyko Borisov. /Telegrafi/