LAJMI I FUNDIT:

Doktor Vdekja shet organe nëpërmjet internetit

Doktor Vdekja shet organe nëpërmjet internetit

Anatomisti kontrovers, Gunther von Hagens, i njohur me pseudonimin ‘Doktor Vdekja’, ka paralajmëruar se pjesët e plastifikuara të trupave njerëzorë do të fillojë t’i shesë nëpërmjet internetit, por pjesët e trupave njerëzorë do t’u shiten vetëm mjekëve dhe shkencëtarëve.

Ai ka njoftuar se do të fillojë t’i shesë trupat dhe organet njerëzore më 3 nëntor.

Një trup i plastifikuar njerëzor pritet të shitet për 70 euro, vetëm torzo rreth 56 euro, ndërsa kafka do të kushtojë 22 euro.

Kisha katolike në Gjermani është shokuar me këtë paralajmërim dhe ka kërkuar që Doktor Vdekjes t’i ndalohet tregtia me trupat njerëzorë. /Telegrafi/