LAJMI I FUNDIT:

Kinezi mëson dhinë të sillet si qen

Kinezi mëson dhinë të sillet si qen

Një kinez ka arritur ta mësojë dhinë e tij të sillet si të ishte qen. Zhao Huaiyun dhinë e tij 20 muajshe e ka dresuar vazhdimisht derisa ajo mësoi ta ruajë shtëpinë, t’i sulmojë kur futen në oborr, ndërsa kjo dhi inteligjente tërheqë vëmendjen kur lajmërohet në telefonin e pronarit, një mësim që e ka mësuar shumë lehtë.

“Vërtetë është e mençur. I pëlqen të vallëzoj me mua dhe ka mësuar shumë numra. Njëra prej tyre është edhe lajmërimi në telefonin mobil dhe aftësia për tua dhënë ‘dorën’ njerëzve si të ishte qen. Sa herë më cingëron telefoni, më afrohet, mi vendosë këmbët e përparme në gjoks dhe blegëron derisa të mos lajmërohem”, thotë Zhao.

Pronari thotë se dhia e tij me sukses lufton edhe me qentë e komshinjve që shpesh vijnë në oborr për t’ia vjedhur ushqimin, ndërsa kur sheh se ndonjëri prej qenve është i rrezikshëm, me vrap turret drejt shtëpisë për të kërkuar ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori