LAJMI I FUNDIT:

Shitet shtëpia rezistuese ndaj shpërthimit atomik

Shitet shtëpia rezistuese ndaj shpërthimit atomik

Inxhinieri britanik Mike Thomas shet shtëpinë me vlerë prej 350.000 funte, e cila i ka hak ato para, sepse ndërmjet tjerash nën të ajo ka një strehimore atomike e cila mund t’i rezistojë shpërthimit 80 herë më të fortë se ai në Hiroshimë.

Inxhinieri 56-vjeçar kishte ndërtuar shtëpinë në afërsi të Brixhamit në Devon. Thomas u tha medieve se nga frika e sulmeve atomike ai më 1985 ia kishte shtuar shtëpisë edhe një strehimore e cila të përkujton në atë të filmit “Blast From the Past”.

Bunkeri i nëndheshëm ka 28 metra katrorë, me mure të trasha 80 centimetra, është i pajisur me gjashtë shtretër dhe ujë e ushqim të mjaftueshëm për një familje që të jetojë një muaj rresht.

Bunkeri i nëndheshëm është i pajisur me një sistem zviceran ajrimi, tepihë dhe drunj që ruajnë më mirë temperaturën, rezervuarin me 1.400 litra ujë dhe kanalizimin. Thomas poshtë ka edhe telefonin, televizionin, DVD playerin, furrën mikrovalë, dhe shumë lojëra e libra të ndryshme. Shkurt, blerësi fatlum me siguri do të ndihet rehat në shtëpinë e re edhe në kristë kiameti. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori