LAJMI I FUNDIT:

Tajvanezja martohet me veten

Tajvanezja martohet me veten

Tajvanezja Chen Wei-yih shpenzoi rreth 5.600 dollarë për martesën e saj. Tërë dasmën ia përgatiti një planifikues profesionist i martesave, pagoi edhe një sallë në të cilën organizoi dasmën për 30 miqtë e saj dhe u fotografua për albumin e martesës. E vetmja gjë që i mungoi në këtë ceremoni ishte dhëndri.

Nuk bëhet fjalë për dhëndrin e arratisur nga altari. Zonja Chen Wei-yih në shenjë pakënaqësie me meshkujt të cilët i kishte njohur deri më tash dhe si pasojë e presionit shoqërorë se duhet të martohet pasi kishte kaluar të 30-tat, organizoi dasmë pa bashkëshort.

Banorja e Taipeit në Tajvan bile edhe rezervoi muajin e mjaltit në Australi. Nëna në fillim insistonte që ta sillte edhe dhëndrin, por më vonë e përkrahu të bijën në planin e saj për tu martuar “me veten”.

Edhe pse bleu dhe siguroi të gjitha që i duheshin për martesë, përveç bashkëshortit, zonja Wei-yih nuk mund të martohet zyrtarisht dhe nëse ndonjëherë gjen ndokënd, duhet edhe një herë ta përsërisë tërë ceremoninë.


Trendi i martesave të shtyra në moshë është gjithnjë e më shumë në rritje në Tajvan i cili shkon paralel me rritjen e statusit ekonomik të femrave. Më pak se 50 për qind e femrave të anketuara në Tajvan u përgjigjën se mendojnë që njerëzit e martuar jetojnë më mirë se ata që jetojnë vetëm. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori