LAJMI I FUNDIT:

UFO-t mbi New York shqetësuan qytetarët

UFO-t mbi New York shqetësuan qytetarët

Paraqitja e një grupi të objekteve fluturuese misterioze mbi qiellin e Manhattanit të mërkurën ka shqetësuar qytetarët e New Yorkut. Trafiku është ndalur krejtësisht pasi njerëzit ishin ndalur në rrugë dhe po shikonin objektet që fluturonin mbi kokat e tyre.

Policia dhe Forcat Ajrore pranuan shumë thirrje nga qytetarët e shqetësuar, por përkundër hetimeve, nuk u vërtetua se për çfarë bëhej fjalë. “Të mërkurën në “Twitter” janë publikuar fotografitë e para dhe videot në “YouTube” ku shihen disa objekte të vogla duke fluturuar në lartësinë rreth 1.5 kilometra, shkruan “Daily Mail”.

“Mendja e shëndoshë thotë se këto fluturake nuk janë UFO, por ndoshta janë balona ose aeroplanë, por pamja ishte vërtetë e çuditshme”, tha dëshmitari Daniel Calhoun.

“Objektet qëndronin pezull në ajër në një vend. Këtë se kam parë kurrë më parë. Besoj se diç e çuditshme po ndodhë”, tha Joseph Torres.


“Kam parë pesë ose gjashtë objekte ndriçuese në qiell. Nuk ka mundësi të jenë balona. Objekti dukej i çuditshëm”, tha Pete Bryant. Në disa bloge këto objekte janë lidhur me deklaratat e oficerit Amerikan në pension të forcave ajrore Stanley A. Fulham, i cili tha se më 13 tetor do të paraqiten një numër i madh i UFO-ve mbi qiellin e qyteteve më të mëdha në botë.

Ai në librin e tij “Challenges of Change” shkroi se me këtë datë jashtëtokësorët nuk do të komunikojnë me njerëzit, pasi janë të vetëdijshëm se kjo do të shkaktonte panik. Objektet e çuditshme në maj të këtij viti ishin paraqitur edhe në New Jersey.

Banorët e Somervilleit dhe Bridgewater thirrën policinë kur panë një objekt të gjatë në formë cilindrike duke fluturuar në ajër. Zëri që dëgjuan ishte i ngjashëm me zhurmën e aeroplanëve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori