LAJMI I FUNDIT:

Me vibrator dhe lule kundër huliganëve

Me vibrator dhe lule kundër huliganëve

Para mbajtjes së ‘gay paradës’ në Beograd, në një portal serb u publikua loja e quajtur “Gay kundër huliganëve”, me të cilën homoseksualët serbë u përpoqën ta qetësojnë situatën e tensionuar dhe ta kthejnë atë në një lojë.

Por si zakonisht në Serbi nuk doli ashtu! Parada e krenarisë mezi u mbajt në Beograd, ndërsa nxiti trazira dhe konflikt ndërmjet policisë dhe shumë qytetarëve të zemëruar të cilët protestonin kundër homoseksualëve. Se nuk janë të gjithë serbët kundër homoseksualëve dëshmoi edhe faqja e internetit Tracara.com.

Redaksia e këtij portali shpiku lojën “Gay kundër huliganëve” për ta qetësuar pak situatën. Në këtë lojë mund të zgjidhni nëse dëshironi të luani si homoseksual ose si huligan.

Të dyja ekipet kanë tri lloje armësh. Huligani për “luftë” ka në dispozicion reketin e tenisit, zinxhirin e arit dhe fishekzjarrët, ndërsa ‘gay lojtari’ vibratorin, ylberin dhe lulet. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori