LAJMI I FUNDIT:

Seks Files; Vlerësoi dashnorët në tetë kategori

Seks Files; Vlerësoi dashnorët në tetë kategori

Studentes amerikane Randy Karen Owen (22 vjeçe) i shkoi fytyra pasi që “teza e saj jozyrtare” në të cilën vlerëson partnerët seksual, u publikua në internet.

Në dosjen seksuale ajo vlerësoi seksin me 13 sportistë nga instituti Duke në Karolinën e Veriut. Në emailin me titull “Edukimi jashtë fakultetit: Fakte në rajonin e teorisë horizontale” dhe ia dërgoi shoqeve më të ngushta.

Prezantimi me 42 faqe i punuar në Power Point shpejtë u shpërnda në fakultetin më 14.000 studentë. Lajmin e publikuan edhe shumë portale nëpër mbarë botën. Randy vlerësoi partnerët seksualë në tetë kategori: tërheqja fizike, madhësia, talenti, kreativiteti, agresiviteti, argëtimi, qëndrueshmëria dhe bonus faktori nëse kanë aksent. Ajo përshkroi edhe grafikisht secilin takim seksual, përfshirë edhe ato në librarinë e fakultetit, nën dush, në ballkon dhe në ulësen e prapme të BMW-së.

Dashnori më i mirë grumbulloi 10.25 pikë, ndërsa më i keqi vetëm shtatë. Derisa disa dashnorë i lavdëroi, të tjerët i kritikoi. Njërin nuk e kishte lejuar ta puthte, tjetri e kishte përfunduar për pesë minuta, ndërsa i treti kishte ikur pa e përshëndetur. Karen tash ka fshirë të gjitha profilet në rrjetet shoqërore. Mediat raportojnë se disa shtëpi botuese i kanë ofruar një kontratë të majme për rrëfimin e saj. “Më vjen keq. Kurrë nuk do t’i fyeja njerëzit për të cilët kam shkruar”, tha Karen. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori