LAJMI I FUNDIT:

Palaqo brazilian, bëhet deputet

Palaqo brazilian, bëhet deputet

Palaqo brazilian, Tiririka, është zgjedhur si anëtar i Kongresit, pasi që ka fituar më shumë vota se të gjithë kandidatët tjerë në zgjedhjet e djeshme.

Fransisko Oliviera Silva, siç njihet me emrin artistik, është zgjedhur si deputet federal nga Sao Paolo, me më shumë se 1.3 milionë vota, shkruan BBC.

Tiririku gjatë fushatës zgjedhore përdori slogane si për shembull: “Ma keq s’ka ku shkon”. Ai fitoi 1.353.355 vota, që është numri më i madh i votave krahasuar me politikanin më të afërt, ish guvernatorin Rijo Antonio Garotin, i cili fitoi vetëm 964.000 vota.

Tiririka bëri fushatë zgjedhore me videoklipet interesante të postuara në “YouTube” të cilat tërhoqën miliona shikues.


“Çfarë duhet të punojë një deputet federal? Sinqerisht, nuk e kam idenë. Por votoni për mua, dhe do t’ua zbuloj”, thuhet në njërën prej porosive të tij. Tiririka filloi të punojë në cirk që në moshën tetë vjeçare në shtetin e varfër në lindje të Brazilit, Seara, ndërsa tash është palaqo i njohur në televizion.

Deputeti tjetër i famshëm që fitoi në këto zgjedhje është ish futbollisti Romario, i cili është zgjedhur si deputet në Rio De Janiero. Kolegu i tij futbollist Bebeto, me të cilin fitoi Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 1994, është zgjedhur si deputet federal në Rio. /Telegrafi/