LAJMI I FUNDIT:

Seksi oral i lakuriqëve të natës fitoi Ig Nobelin

Seksi oral i lakuriqëve të natës fitoi Ig Nobelin

Shkencëtarët që dokumentuan seksin oral të lakuriqëve të natës dhe dëshmia se sharjet na bëjnë të ndihemi më mirë, janë disa nga fituesit e sivjetshëm të Ig Nobel, parodisë amerikane për shpërblimet Nobel.

Shpërblimi ‘Ig Nobel’, qëllimi i të cilit është të ironizojë, por edhe të vë në pah disa nga hulumtimet shkencore, çdo vit organizohet nga “Journal of Improbable Research”, ndërsa është themeluar si përgjigje ndaj ndarjes së çmimeve Nobel.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve në Institutin Harvard, çmimet e fituesit e Ig Nobelit u ndanë nga fituesit e vitit të kaluar. “Sivjet kemi katër të shpërblyer nga Britania e Madhe”, tha themeluesi i Ig Nobelit, Marc Abrahams.

Ekipi i studiuesve kinezë në krye me Min Tan nga Instituti i Entomologjisë nga Guangdong dhe Gareth Jones nga Instituti në Bristol fituan Ig Nobelin për biologji falë një videoincizimi që dokumenton seksin oral ndërmjet lakuriqëve të natës.


“Hulumtimi ynë është i pari që dëshmon se përveç njerëzve edhe kafshët e rritura bëjnë seks oral”, thuhet në arsyetimin e studiuesve. Ekspertët në fushën e naftës, Eric Adams nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, Scott Socolofsky nga Instituti “A&M” në Teksas dhe Stephen Masutani nga Instituti i Havajeve, fituan shpërblimin pasi “vunë në dyshim atë besimin e vjetër se uji dhe vaji nuk përzihen kurrë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori