LAJMI I FUNDIT:

Niset në lundrim me anije prej çokollate

Niset në lundrim me anije prej çokollate

Georges Larnicol, pronar i dhjetëra dyqaneve të çokollatës në perëndim të Francës, zbarkoi të dielën në det anijen e tij të gjatë 3.5 metra të punuar nga çokollata.

Në portin Concarneau ishin mbledhur qindra njerëz kurriozë për të parë shpikjen e pronarit të ëmbëltoreve.

Larnicol skeletin e anijes e krijoi prej sheqerit, ndërsa pjesën tjetër prej çokollate. Barka peshon 1.2 ton, ka velat dhe motorin, ndërsa gjatë lundrimit në të qëndroi pronari dhe dy miqtë e tij.

Të pranishmit përshëndetën me duartrokitje lundrimin e suksesshëm. /Telegrafi/