LAJMI I FUNDIT:

Qeni “154 vjeçar”

Qeni “154 vjeçar”

Qeni Billy nga Yorkshire ka 22 vite njeriu, por nëse krahasohet me vitet e jetës së qenit atëherë ai mund të krahasohet me një qen 154 vjeçar. Mendohet se ky është qeni më i vjetër në botë sepse ka mposhtur qenin i cili momentalisht mban rekordin sipas librit të rekordeve Guinness me 21 vjet dhe 94 ditë.

Pronarja e qenit Betty Holdsworth (71 vjeçe) thotë se qeni i saj ende është plotë jetë edhe pse nuk i ka më shumicën e dhëmbëve dhe është i verbër në njërin sy. Ende dy herë në ditë del në shëtitje dhe ende sillet si të ishte këlysh.

“Billy është qen shumë i dashur dhe gjithmonë i pëlqen të jetë afër meje. I pëlqen ta përkëdhel”, thotë Betty. Billyn e kishte adoptuar nga një azil qensh, pasi pronarja e tij e mëhershme kishte vdekur.

Në njërin prej ditarëve ajo shkroi se e kishte blerë qenin në vitin 1988. Betty sqaroi se tash ajo ndihet e plakur dhe ka marrë një qen plak, por nuk e kishte paramenduar se ai mund të jetë aq i lazdruar. Ajo thotë se shpejtë u mësua me të. Alex Darwell nga azili i qenve thotë se Billy ende është në “kondicion” të mirë. /Telegrafi/