LAJMI I FUNDIT:

Mbahet kampionati i 15-të i robotëve në futboll

Mbahet kampionati i 15-të i robotëve në futboll

Në Bangalore të Indisë është mbajtur kampionati i 15-të botërorë në futboll i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit të Robotëve (FIRA). Në kongresin e sivjetshëm morën pjesë 52 ekipe nga 17 shtete të botës.

Robotët pjesëmarrës në kampionatin e 15-të janë ende larg performancës së modeleve të paraqitura nëpër filmat e Hollywood-it, por inteligjenca e këtyre sportistëve të palodhur po rritet vit pas viti. Shefi i sektorit të robotikës në Institutin Shtetëror të Singaporit, profesori, Prahlad Vedakkepat thotë se kjo ngjarje ofron mundësinë profesionistëve për të shkëmbyer idetë në fushën e robotikës.

Profesori Tzuu-Hseng S. Li nga instituti Shtetëror i Tajvanit beson se robotët do t’i mposhtin njerëzit në futboll në kampionatin botërorë të vitit 2050. /Telegrafi/