LAJMI I FUNDIT:

Pronari i restorantit në hall me porcionet e mëdha

Pronari i restorantit në hall me porcionet e mëdha

Pronari i një restoranti në qytetin gjerman Hammerbrueck ka probleme me autoritetet tatimore sepse shërben porcione të madhe për mysafirët e tij.

Gerhard Kaltscheuer thotë se ushqimet e tij janë të popullarizuara tek punëtorët të cilët vijnë në restorant dhe ai çdo ditë shet rreth 70 porcione të tilla me mish, ndërsa autoritetet tatimore thonë se nga ajo sasi e madhe e mishit ai mund t’i bëjë 200 racione dhe ai duhet të paguajë tatim në bazë të këtij vlerësimi.

“Sikur t’ua shërbeja klientëve porcionet më të vogla me të njëjtin çmim, nuk do të kisha të njëjtit klientë”, thotë Kaltscheuer duke sqaruar se shërben porcione të mëdha pasi klientët e tij kryesisht janë punëtorë.

Këtë rrëfim e publikuan mediat gjermane dhe opinioni i doli në mbrojtje pronarit të restorantit, ndërsa autoritetet tatimore nuk dëshiruan ta komentojnë këtë rast. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Fun
Iu kumtua se fitoi 100 mijë dollarë, por mendoi se dikush po tallet me të - amerikanja tani tregon se si do t'i shpenzojë paratë

Iu kumtua se fitoi 100 mijë dollarë, por mendoi se dikush po tallet me të - amerikanja tani tregon se si do t'i shpenzojë paratë

Fun
Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
TikTokeri

TikTokeri "po lexon mendjen" me trukun e çuditshëm me letra

Interesante
Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Interesante
Kalo në kategori