LAJMI I FUNDIT:

Indiani lejoi gjarprin ta kafshojë në gjuhë

Indiani lejoi gjarprin ta kafshojë në gjuhë

Qindra mijëra njerëz nga e mbarë bota vijnë çdo vit të shohin festivalin e njohur indian të gjarpinjve. Ndërsa ai i sivjetshmi filloi me kafshimin e gjarprit në gjuhën e “njeriut të shenjtë”.

Edhe pse nuk dihen detajet e festivalit, dihet qartë se është një ngjarje kushtuar gjarpinjve dhe në Indi grumbullon shumë vizitorë nga e mbarë bota. Pjesëmarrësit e festivalit zakonisht gjuajnë gjarpinjtë të cilët pas një jave i marrin me vete në festë, ndërsa pas ceremonisë i lëshojnë mu aty ku edhe i kanë kapur.

Para se të vihen në kërkim të gjarprit ata vendosin një lule në kokën e perëndeshës Amba Bai. Nëse lulja bie nga ana e majtë, do të thotë se familja e tyre atë vit nuk guxon të gjuaj gjarpinj. Nuk dihet as pse “njeriu i shenjtë” në film lejoi që ta kafshojë gjarpri në gjuhë, por duket qartë se është pjesë e ceremonisë, ashtu siç shihet qartë se askujt nuk i bëhet vonë për shëndetin e mistikut ose gjarprit. /Telegrafi/