LAJMI I FUNDIT:

Ushtari i lumtur që do të bëhet femër

Ushtari i lumtur që do të bëhet femër

Ishte njëri prej ushtarëve më të mirë, pas një lëndimi të rëndë i dha fund karrierës ushtarake, u dashurua, u martua dhe sot ka dy fëmijë. Megjithatë, kurrë nuk ishte plotësisht i lumtur. Prej fëmijërisë luftonte me të vërtetën, ndërsa sot është në rrugë të mbarë për t’u bërë femër, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Që në fëmijërinë e hershme Stuart Harrison e dinte se ishte ndryshe, se nuk ndjehej mirë si djalë, ndërsa nevoja e tij për t’u bërë femër me vite bëhej gjithnjë e më e fortë. Vendosi të heqë dorë nga ana e vet femërore kur u regjistrua në ushtri më 1995, ku u vlerësua si njëri ndër ushtarët më të mirë.

Shërbeu në Irlandën e Veriut dhe Sierra Leone, ndërtoi një karrierë të mirë ushtarake, ndërsa pas një beteje të mundimshme me veten, e cila zgjati me vite, vendosi t’ia pranojë vetes se kush është ai në të vërtetë.


Pas një lëndimi serioz vendosi të tërhiqej nga ushtria dhe u kthye në vendlindje në Shropshire, ku u njoh me Sarahn. Dashuria e saj ndaj tij rezultoi me martesë dhe lindjen e dy fëmijëve, por instinktet e tij të vërteta e bënin atë të palumtur.

U shkurorëzua pas dy vitesh dhe vendosi të kërkojë ndihmën e mjekut. Psikologu i cili e kontrolloi ia sqaroi se ai vuante nga distrofia gjinore, respektivisht ndjenja se ishte robëruar në trupin e gabuar. Filloi të pijë hormone femërore dhe vitin e ardhshëm do t’i nënshtrohet operacionit për ndërrimin e gjinisë.

Stuart, sot quhet Sophie dhe vishet si femër dhe pranon se kurrë nuk ka qenë më i lumtur se tash. Është i kënaqur që më në fund do të bëhet femër dhe do ta gjejë qetësinë shpirtërore. /Telegrafi/