LAJMI I FUNDIT:

Brucoshi 51 vjeçar në Maqedoni

Brucoshi 51 vjeçar në Maqedoni

Brucoshi më i vjetër në Maqedoni është 51 vjeçar dhe do të studiojë fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Universitetin e Shkupit.

Ai është njëri ndër 300 studentët të cilët vendosën të studiojnë në moshën e shtyrë. Qeveria e Maqedonisë filloi “Projektin 45”, i cili nënkupton studimin pas moshës 45 vjeçare.

Edhe përkundër faktit se nëpër fakultete kanë mbetur edhe 1.700 vende të lira, ministri maqedonas i Arsimit, Nikola Todorov, është i kënaqur me numrin e studentëve nëpër fakultetet shtetërore që është më i madh se në ato private.

Çmimi i studimeve në fakultetet shtetërore në Maqedoni është i kufizuar në 200 euro në vit. /Telegrafi/