LAJMI I FUNDIT:

Prej gjuhës më të gjatë deri tek numri më i madh i kapësve në buzë

Prej gjuhës më të gjatë deri tek numri më i madh i kapësve në buzë

Njëra prej gazetave më të lexuara në Britani “Daily Mail”, sjellë disa nga rekordet më interesante të regjistruara në librin e rekordeve Guinness.

Ndër to janë edhe lopa më e shkurtë, Swallow, e cila është e gjatë vetëm 86 centimetra si dhe njeriu i cili mund t’i vendosë në buzë 400 kapëse për tharjen e rrobave dhe t’i mbaj për 10 sekonda.

Vështirë është të bësh një vend në librin e rekordeve dhe mbi 80 për qind e të lajmëruarve refuzohen”, tha zëdhënësja e Guinnessit, Amarilis Espinoza.

Gjuha më e gjatë e qenit-Qeni pekinez nëntëvjeçar Puggy ka gjuhën e gjatë 11.3 centimetra.]


Gjarpri më i gjatë-Pitoni i cili jeton ën kopshtin zoologjik të Ohios në SHBA është gjarpri më i gjatë i cili jeton në kafaz, ndërsa gjatësia e tij arrin në 13.7 metra.

Më shumë kapëse të ngjitura në buzë-Simon Elmore nga Bavaria e Gjermanisë ka ngjitur 400 kapëse për tharjen e rrobave në buzë në gusht të vitit 2009 dhe ato i ka mbajtur për nëntë sekonda.

Njeriu i cili tërhoqi aeroplanin më të madh-Kevin Fast tërhoqi për tetë metra aeroplanin e rëndë 188.83 ton të tipit CC-177 Globemaster III, në pistën ushtarake të Ontarios në Kanada.

Lopa më e shkurtë në botë-Swallow është e gjatë vetëm 86 centimetra, ndërsa jeton me pronarin Martin Ryder në farmën Pike End, në Britaninë e madhe. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori