LAJMI I FUNDIT:

Bankierja e bindi hajnin se më mirë është të marrë kredi

Bankierja e bindi hajnin se më mirë është të marrë kredi

Policia arrestoi një burrë i cili hyri në një bankë në Kaliforni duke kërcënuar se në çantë ka një bombë dhe se i duhen 2000 dollarë. Aksioni i arrestimit nuk ishte edhe aq i vështirë pasi njëra nga punëtoret e bankës arriti ta bindë burrin që në vend të plaçkitjes më mirë është për atë të marrë kredi tek ta.

Mark Smith (59 vjeç) u përpoq ta plaçkitë bankën në Watsonville, pasi siç tha ai i duheshin 2000 dollarë për ta ndihmuar një shok që ta paguajë kredinë.

Por menaxherja gjakftohtë arriti ta bindë që të ulej afër saj dhe e këshilloi që më me mend do të ishte për të që të marrë kredi shumën e kërkuar të parave. Në vend se të kërkojë dokumentet për ngritjen e kreditit, bankierja thirri policinë, ndërsa plaçkitësin e mbajti të zënë derisa arriti policia. “Personeli shumë shpejtë mendoi dhe e mbajti burrin të zënë dhe të qetë për t’ia tërhequr vëmendjen derisa ne nuk arritëm”, tha komandanti i policisë Darren Thompson.

Smith nuk kishte bombë në qante dhe në tërë këtë tollovi nuk u lëndua askush. Megjithatë kundër tij u ngrit akuza për tentim vjedhje, si dhe për kërcënim dhe lajmërim të rrejshëm për bombë. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori