LAJMI I FUNDIT:

Nëntë herë u bë nuse

Nëntë herë u bë nuse

Shokët e Mark Sandersit (24 vjeç) seriozisht janë të shqetësuar për të, pasi që ai pranoi të premten të fejohet me Pat Higgins (56 vjeçe), e cila tashmë është martuar tetë herë.

“Ajo është femra e parë dhe ai është dashuruar marrëzisht në të. Por përfundoi në duart e një femre e cila burrat më të ri i kollofit për drekë”, tha një mik dhe shtoi se Mark është i çmendur pas saj edhe pse nusja është shtatë vjet më e vjetër se nëna e tij.

Pat ishte martuar tri herë para se të lindte Marku. Me burrin e parë ishte martuar në vitin 1974, ndërsa martesa më e shkurtë e saj ka zgjatur gjithsej pesë ditë, kurse më e gjata pesë vjet. Të gjithë burrat kanë qenë më të rinj se ajo, ndërsa ka pesë fëmijë me burra të ndryshëm.

Tabloidi britanik The Sun shkroi për të pasi ishte martuar me burrin numër 5. Kur edhe kjo martesë dështoi, ajo tha se është vënë në gjueti të një djali më të ri.


“Jam si e droguar pas fustaneve të nusërisë, por burrat e moshës sime janë të mërzitshëm”, tha Pat atëbotë.

Tash përkundër të gjithave, thotë se me zemër është një romantike. Markun e njohu vitin e kaluar dhe prej asaj kohe ata jetojnë së bashku. Prindërit e tij kundërshtojnë martesën. /Telegrafi/