LAJMI I FUNDIT:

Sumo mundësja 16 vjeçare

Sumo mundësja 16 vjeçare

Tinejxherja australiane Samantha Stacey është vetëm 16-vjeçare dhe peshon 130 kilogramë. Para dy vitesh ajo filloi të merrej me sportin e sumos, pasi kishte mësuar mundjen duke u stërvitur me vëllain e saj në plazh, por ishte dëbuar nga federata australiane e lumos, pasi që me vetiniciativë kishte braktisur shkollën prestigjioze japoneze të mundjes sumo.

Stacey ka qenë vajza e parë nga Perëndimi e cila është ftuar t’i bashkohet shkollës prestigjioze në Japoni. Por Samantha thotë se mësuesit e sumos e kanë detyruar të ushqehet për t’u trashur sa më shumë.

Pas gjashtë muajsh terrorizimi, ajo më nuk mundi të durojë dhe u kthye në shtëpinë e saj në Australi. Por për këtë hap ajo është dëbuar nga federata australiane e mundjes sumo duke i thënë se me veprimin e saj i ka turpëruar të gjithë. /Telegrafi/