LAJMI I FUNDIT:

Dobësohet për t’i përshtatur gjinjtë në kabriolet

Dobësohet për t’i përshtatur gjinjtë në kabriolet

Vajza nga Wellsi, Rebecca Kelly, e dashuruar në automjetet sportive, vendosi të blejë një automobil atraktiv, kabrioletin Daihatsu Copen. Pasi shpenzoi një shumë të majme parash, ajo e kuptoi se për shkak të peshës dhe gjoksit të bujshëm nuk mund të vozisë automjetin e shumëdëshiruar.

Për vetëm 18 muaj, ajo ra nga 130 në 72 kilogramë, dhe atë mu për shkak të dashurisë ndaj këtij automobili.

I dashuri i saj është shokuar. Rebecca nuk i ka dëgjuar lutjet e tij që të dobësohet. Megjithatë, dashuria ndaj automobilit e detyroi atë t’i heqë 58 kilogramë. /Telegrafi/