LAJMI I FUNDIT:

Tavolina super e shpejtë arrin shpejtësinë deri në 181 km/h

Tavolina super e shpejtë arrin shpejtësinë deri në 181 km/h

Perry Watkins, shpikës nga Nottinggamshirei, ka krijuar njërën prej orendive më të shpejta në botë. Ai ka arritur të vozitet me tavolinën e tij të kuzhinës deri në 181 kilometra në orë.

Watkins u ul në tavolinën të cilën e quajti “Fast Food” dhe u nis nëpër rrugët e Santa Podit në Nottinghamshire. Besoni ose jo, ai arriti shpejtësinë prej 181 km/h, duke thyer rekordin e vitit 2007 i cili është vendosur me vozitjen e divanit, e cila arriti shpejtësinë prej 148 km/h.

Tash Watkins shpreson se rekordi i tij me tavolinën super të shpejtë do të regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness.

Përndryshe, britaniku ka punuar në tavolinën “Fast Food” për më shumë se një vit në garazhin e tij, por ky është vetëm njëri prej automjeteve të tij të pazakonta.


Perry Watkins ende mban rekordin e drejtimit të automobilit më të ngadalshëm në botë, ndërsa ai pohon se mban rekordin edhe në krijimin e automobilit më të vogël. Vitin e kaluar ai krijoi automobilin e gjatë gjithsej 129 centimetra, i lartë 989 centimetra, ndërsa gjerësia mbërrinte në 66 centimetra, që në të vërtetë ishte një lodër e modifikuar për fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori