LAJMI I FUNDIT:

Hëngri 181 krahë të pulës për 12 minuta

Hëngri 181 krahë të pulës për 12 minuta

Një amerikane hëngri 181 krahë pule për 12 minuta dhe kështu theu rekordin personal duke fituar në garën e mbajtur të dielën në Bafal.

Sonya Tomas fitoi pasi hëngri 2.2 kilogramë të krahëve të pulës. Amerikania e quan veten “vejusha e zezë” pasi në garat e ngrënies shpesh fitojnë garuesit meshkuj.

Ajo mbante edhe rekordin paraprak, pasi më 2005 hëngri 174 krahë pule. I rendituri në vendin e dytë hëngri 169 krahë të pulës, që peshonin gjithsej 2.06 kilogramë.

Sonya Tomas (43 vjeçe)e cila është e gjatë 152 centimetra dhe peshon 47 kilogramë, deklaroi pas garës se ende ndjehet e uritur, duke hëngër edhe 20 krahë të pjekur të pulës menjëherë pas garës. /Telegrafi/