LAJMI I FUNDIT:

Automjet për femra me qerpikë në drita

Automjet për femra me qerpikë në drita

Kanë ndryshuar shumë gjëra prej se manekinet me kostum banje reklamonin modelet e reja të automjeteve. Prodhuesit më në fund u kujtuan se edhe vetë femrat vozitin automjete, dhe i kanë shtuar disa aksesorë. Megjithëse disa nga aksesorët e makinave ju duken qesharake burrave dhe të japin përshtypjen se janë dizajnuar për vajzat dymbëdhjetëvjeçare.

VW Bettle ka të instaluar një vazo në tabelën e instrumenteve, Micra ka një vend të posaçëm për të varur çantën, ndërsa tash zbukurimi i automjeteve ka bërë edhe një hap revolucionar, shkruan “Daily Mail”. Tash për automjetin tuaj mund të blini as më pak as më shumë edhe qerpikë për drita.

Kompania e cila i prodhon ato, Carlashes, propozon që dritat tuaja t’i zbukuroni me pak modë dhe shkëlqim të kristaleve. Po e keni lexuar mirë, qerpikë artificialë në dritat e automjetin tuaj, pasi vet automjetet nuk janë aq të këndshëm, apo jo? /Telegrafi/