LAJMI I FUNDIT:

“Festivali i flokëkuqve” në Holandë

“Festivali i flokëkuqve” në Holandë

Mijëra njerëz të të gjitha moshave erdhën në “ditën e flokëkuqve” që është organizuar në jug të Holandës për të pestën herë me radhë. Kriteri kryesorë që duhet përmbushur për t’u paraqitur në këtë festival është që të keni flokë të kuqe natyrale, shkruan “Daily Mail”.

Festivali është organizuar në qytetin Bredi, ndërsa nuk ka qenë i përqendruar vetëm në ngjyrën e flokëve të vizitorëve, por gjithçka që ka lidhje me ngjyrën e kuqe ku janë organizuar shumë aktivitete, përfshirë edhe fotografimin kolektiv, revynë e modës dhe ligjërata për flokët e kuqe.

Janë organizuar edhe manifestime muzikore dhe piknik grupor, ndërsa organizatorët kanë lutur vizitorët e festivalit të vishen në të bardha. Festivali mbahet prej vitit 2005, kur piktori holandez Bart Rouwenhorst vendosi të pikturojë 15 vajza flokëkuqe. Ai publikoi një shpallje në gazetë për modele, ndërsa në intervistë u paraqitën 150 vajza. Me kohë, festivali u bë gjithnjë e më i frekuentuar, ndërsa vitin e kaluar morën pjesë 4.000 veta. /Telegrafi/