LAJMI I FUNDIT:

Kabina telefonike si tualet

Kabina telefonike si tualet

Pensionisti britanik gjeti mënyrën praktike për të përdorur kabinat e vjetra telefonike duke i shndërruar në tualet.

John Long (73 vjeç) kaloi disa muaj duke punuar në kabinën telefonike për ta gjetur një përdorim praktik i cili do të përdorej ende. Tregtari i pensionuar nga Tauntoni në Somerset rirregulloi brendësinë e kabinës dhe e pajisi me guacën e WC-së, instaloi ujin, kanalizimin ngrohjen dhe errësoi xhamat.

“Kam punuar shumë projekte, por ky është më i dashuri për mua. Duket më mirë se që e kam menduar. Gjithmonë kam dashur ta kem një kabinë të vjetër të kuqe të telefonit dhe nuk kam pasur një tualet jashtë shtëpisë. Kështu që më lindi ideja për këtë projekt”, tha Long. /Telegrafi/