LAJMI I FUNDIT:

Në valixhen e udhëtimit i kapen 95 gjarpinj të gjallë

Në valixhen e udhëtimit i kapen 95 gjarpinj të gjallë

Një burrë nga Malajzia pranoi fajësinë se kishte tentuar të kontrabandonte kafshë pasi që në valixhen e tij të udhëtimit janë gjetur 95 gjarpinj të gjallë në aeroportin ndërkombëtarë të Kuala Lumpurit, njoftuan zyrtarët e Malajzisë të premten.

Keng Liang Anson, i cili edhe më herët ishte dënuar për trafikimin e kafshëve të egra në SHBA, të mërkurën është akuzuar për transportimin ilegal të gjarpinjve boa, tha Shamsuddin Osman, nga sektori malajzian për kafshët e egra.

Dënimi i paraparë për këtë lloj shkeljeje është deri në shtatë vjet burg dhe dënim me para, tha Shamsuddin, përcjellë “Associated Press”.

Anson është arrestuar më 26 gusht pasi që policia në valixhen e tij zbuloi 95 boa, disa lloje tjera të gjarpinjve dhe një breshkë. Anson po udhëtonte nga shteti Penang i Malajzisë për në Xhakarta.


Para disa dekadash Anson ishte dënuar me gjashtë vjet burg në SHBA për organizimin e grupit i cili kishte kapur dhe shitur më shumë se 300 zvarranikë të mbrojtur nga Azia dhe Afrika në periudhën prej vitit 1996 deri më 1998. Atëbotë ai ishte arrestuar në Meksikë. Nuk dihet nëse ka vuajtur dënimin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori