LAJMI I FUNDIT:

Lindi dy fëmijë rrugës për në spital

Lindi dy fëmijë rrugës për në spital

Nëna nga shteti amerikan i Ohios për herë të dytë lindi fëmijën rrugës për në spital, pasi fëmija ishte i padurueshëm dhe nuk mundi të priste mbërritjen në spital.

Christina Schuler lindi të enjten në ulësen e pasme të automjetit. Burri i saj u detyrua ta ndalë automjetin rreth dy kilometra pa mbërritur në spitalin e Clermont Countyt.

Nëna nga Betheli tha se lindja ishte më e shkurtë në krahasim me lindjen në vitin 2006, kur kishte lindur djalin Ethan, po ashtu në automjet.

Babai i fëmijëve, Nathan Schuler, tha se në rast se do të kenë më shumë fëmijë, ajo duhet të shkojë në spital shumë më herët, njofton “Associated Press”. /Telegrafi/