LAJMI I FUNDIT:

“Libri i vitit” në Rusi me 119 vëllime!

“Libri i vitit” në Rusi me 119 vëllime!

Si “Libri i vitit” në Rusi është zgjedhur jo një libër, por e tërë biblioteka! Kështu edhe quhet: “Biblioteka e mendimeve popullore prej kohëve më të vjetra deri në fillim të shekullit të 20-të” – dhe ka 119 vëllime!

“Nuk mund të gjesh vend në çdo banesë për një numër kaq të madh të librave”, tha me mahi ministri për lidhje dhe komunikim masiv Igor Shchegolev, duke ia dhuruar shpërblimin autorëve dhe botuesve.

Në ditën e hapjes së panairit ndërkombëtarë të librit në Moskë, tradicionalisht shpallen fituesit e konkursit kombëtar “libri i vitit”. Anëtarët e jurisë thanë se e kanë pasur të vështirë të zgjedhin librin më të mirë ndërmjet 120.000 librave, sa janë botuar në Rusi gjatë vitit të fundit. /Telegrafi/