LAJMI I FUNDIT:

Amerikani i mbijetoi rënies nga kati i 40-të

Amerikani i mbijetoi rënies nga kati i 40-të

Thomas Magill nga New Yorku i mbijetoi rënies nga kati i 40-të falë rënies mbi një automobil, i cili gjendej i parkuar para ndërtesës ku jetonte ai.

Dëshmitarët dhe policia thanë se Magill 22 vjeçar të martën kërceu nga rrokaqielli në rrugën 63 të New Yorkut. Ai ra në automobilin Dodge Charger dhe u fut brenda përmes xhamit të pasmë. Për fat ky njeri shpëtoi.

Sipas raportit nga spitali ai pas rënies kishte thyer këmbët, por nuk u njoftua nëse gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Policia ende po vazhdon hetimet dhe nuk dihet pse amerikani vendosi të kërcejë nga ndërtesa. /Telegrafi/