LAJMI I FUNDIT:

Gruaja i jep gji viçit katër herë në ditë

Gruaja i jep gji viçit katër herë në ditë

Një grua nga India, pasi i kishte ngordhur lopa, vendosi të kujdesej për viçin e saj. Viçi i ri ushqehet me qumështin e saj dhe gruaja ka ndërmend ta ushqejë kështu derisa të mos bëhet lopë e madhe dhe e bukur. Chouthi Bai i jep gji viçit të vjetër 47 ditë katër herë në ditë.

“Pasi i ngordhi nëna, e mbaja në dorë dhe i jepja gji. E kam ushqyer me qumështin tim. Unë nuk shoh ndonjë dallim ndërmjet viçit dhe fëmijës”, thotë Bai, e cila jeton në një fshat të varfër të shtetit të Rajasthanit në Indi.

Bai nuk sheh asgjë të pazakontë që ushqen viçin me gjirin e saj. Lopa për hidnusët megjithatë është kafshë e shenjtë. Ushqimin e viçit e kompenson me ujë dhe ‘chapatta’ dhe pogaçe me miell gruri. Viçi e ndjek kudo që shkon dhe është me të gjatë tërë ditës.

“Zotat do të mbeten të kënaqur nëse unë i jap gji si duhet”, thotë Bai. /Telegrafi/