LAJMI I FUNDIT:

Qyteti tajvanez me 200 banorë dhe 100 mace

Qyteti tajvanez me 200 banorë dhe 100 mace

Turistët vijnë në qytetin e vogël të braktisur të Houtongut në Tajvan për shkak të numrit të madh të maceve që jetojnë rrugëve. Në këtë qytet jetojnë 200 njerëz dhe 100 mace.

Arsyeja më e madhe për një numër kaq të madh të maceve është pensionistja 57 vjeçare Chane Bi-yun, e cila ka trashëguar disa mace, ndërsa ato janë shumuar.

Qyteti i vogël u bë parajsë e vërtetë për adhuruesit e maceve. Vizitorët mund të fotografohen me macet, të luajnë me to dhe të blejnë edhe suvenire macesh.

Chane, e cila po ashtu posedon stendën me suvenire, tha se shumica e maceve të saj lëvizin lirshëm, ndërsa ajo u ndihmon vetëm maceve të braktisura. Atë e ndihmojnë edhe vullnetarët të cilët sigurojnë ushqim dhe kujdes veterinar falas. /Telegrafi/